RTSH Sport Live

MotoGp:  anullohen testet në Sepang

  • 12/01/2021
  • |
  • Moto GP
MotoGp:  anullohen testet në Sepang
Situata e lidhur me pandeminë detyroi Fim, Irta dhe Dorna të anulonin testet në Malajzi

Një situatë aspak e mirë në Kampionatin Botëror 2021, në Moto GP. Në fakt, Fim, Irta dhe Dorna Sports, kanë zyrtarizuar anulimin e provës dhe testit zyrtar të Sepang të planifikuar për në 19 Shkurt në pistën e Malajzisë.

Pandemia e Coronavirus, me bllokime dhe komplikime pasuese, detyroi anulimin e të dy ngjarjeve, të cilat duhej të ndodhnin në cirkuitin e Sepang në Malajzi

Testi i Katarit, i planifikuar aktualisht në cirkuitin ndërkombëtar të Losail nga 10 në 12 mars, vazhdon të jetë i konfirmuar.