RTSH Sport Live

MotoGp, Viñales: Do të jetë ndryshe pa Valentino Rossi

  • 13/01/2021
  • |
  • Moto GP
MotoGp, Viñales: Do të jetë ndryshe pa Valentino Rossi
Piloti spanjolli për Quartararo: Ne do të përpiqemi të përmirësohemi së bashku dhe të gjejmë çelësin e duhur

Pas katër sezonesh Valentino Rossi, këtë vit Maverick Viñales do të ketë shok skuadre Fabio Quartararo. “Do të jetë një vit shumë ndryshe, ne do të shohim nëse do të jetë pozitiv apo negative”, komentoi piloti spanjoll, i gatshëm për sezonin e pestë MotoGP me ngjyrat Yamaha.

Viñales duhet të mbyllë paraqitjen aspak të mirë të sezonit të kaluar me rezultate premtuese. "Nga sa mendoj dhe kuptoj, besoj se ky sezon do të jetë pozitiv për mua sepse, në fund të fundit zhvillimi i motorrit ka ndryshuar”, shpjegon piloti në një intervistë të raportuar nga Sportëeek -.

“Ne do të përpiqemi të përmirësohemi me Fabion në kuptimin e të punuarit pak më shumë së bashku dhe gjetjen e çelësit. Valentino gjithashtu luajti një rol shumë të rëndësishëm për Yamaha. Dhe në fund ai do të jetë afër bokseve dhe do të mbetet një pilot zyrtar”.