RTSH Sport Live

Mourinho mund Guardiola-n dhe ngjitet në vend të parë

  • 21/11/2020
  • |
  • Angli
Mourinho mund Guardiola-n dhe ngjitet në vend të parë

Jose Mourinho ka mundur Pep Guardiola-n dhe “rrëmben” kreun e Premier League. Tottenham, në fakt, ka arritur të marrë një fitore 2-0 në përballjen me Manchester City, që vazhdon të humbasë terren në kampionat. Nga një gol për çdo pjesë për Spurs, që ka arritur të kalojë në avantazh menjëherë me anë të Son, që në minutën e 5-të të takimit. Një kundërsulm i shpejtë i të zotëve të shtëpisë, me Ndombele që ka nxjerrë të lirë Son, i cili nuk fal përballë Ederson, 1-0.

Në minutën e 27-të të takimit City ka arritur të gjejë golin e barazimit me Laporte, por ndërhyrja e VAR ka bërë që goli të anullohet për një prekje të topit me dorë. Në pjesën e dytë dhe pikërisht në minutën e 65-të, City ka arritur të dyfishojë rezultatin. Një kundërsulm me Harry Kane, që ka nxjerrë të lirë Lo Celso nga e majta e sulmit dhe me goditjen e tij ka mposhtur për herë të dytë portierin Ederson.

Me këtë fitore, Tottenham është ngjitur në vend të parë me 20 pikë(6 fitore, 2 barazime, 1 humbje). Manchester City ndodhet në vendin e 10-të me 12 pikë(3 fitore, 3 barazime, 2 humbje).