Duelin e madh të lindjes e fitoi Boston. Celtics shkatërruan Nets falë një takimi të vendosur që në periodën e parë të mbyllur në shifrat 46-16. Në këtë fraksion Tatum i vetëm shënoi 18 pikë. Diferenca +30 është më e madhja e rregjistruar ndonjëherë nga Boston në një periodë që nga sezoni 1954-55. Një shifër të tillë pasqyron gjendjen e ekipit të Bruklin (mungonin për shkak dëmtimi Durant, Simmons dhe Warren).
Portland fitoi ndeshjen e katërt në pesë duelet e fundit duke kaluar një rival të fortë si Memfis. Trail Blazers arritën të dominonin një ndeshje falë periodës të katërt të fituar në shifrat 38-22 si dhe duke lënë pas dëmtime si ai Jerami Grant dhe Jusuf Nurkiç. Më i miri për Portland u rikonfirmua Lillard, autor i 42 pikëve.
Në Konferencën e Perëndimit spikati edhe humbja e kampionë në fuqi të Golden State. Skuadra nga San Francisko u mposht në kohën shtesë nga rivalja e konferencës, Minesota. Timberëolves rikuperuan 11 pikë në 12’ e fundit duke dërguar takimin në shtesë aty ku bëri diferencën dyshja D’Angelo Russell dhe Anthony Edwards.
Ndeshjet NBA (2 Shkurt)
HOUSTON ROCKETS-OKLAHOMA CITY THUNDER 112-106
MEMPHIS GRIZZLIES-PORTLAND TRAIL BLAZERS 112-122
SAN ANTONIO SPURS-SACRAMENTO KINGS 109-119
PHILADELPHIA 76ERS-ORLANDO MAGIC 105-94
UTAH JAZZ-TORONTO RAPTORS 131-128
PHOENIX SUNS-ATLANTA HAWKS 100-132
MINNESOTA TIMBERWOLVES-GOLDEN STATE WARRIORS 119-114 (kohë shtesë)