RTSH Sport Live

NBA: Verdiktet e sezonit të rregullt

  • 15/04/2024
  • |
  • Basketboll
NBA: Verdiktet e sezonit të rregullt

Ka përfunduar sezoni i rregullt i NBA dhe pas 82 ndeshjeve të luajtura nga secila skuadër janë mësuar emrat e ekipeve që janë kualifikuar direkt në fazën e Play Off-it si dhe emrat e atyre që do të luajnë në Play In.

Në Konferencën e Lindjes kanë siguruar një vend në Play Off, 6 ekipet që mbyllën sezonin e rregullt në vendet e para të renditjes (respektivisht Boston Celtics, New York Knicks, Milwaukee Bucks, Cleveland Cavaliers, Orlando Magic dhe Indiana Pacers).

Skuadrat e renditura nga vendi i 7-të deri tek i 10-ti do të luajnë në Play In. Philadelphia 76ers - Miami Heat dhe Chicago Bulls - Atlanta Hawks janë dy sfidat gjysmëfinale të Play In-it në Konferencën e Lindjes.

Në Konferencën e Perëndimit kanë siguruar një vend në Play Off, 6 ekipet që mbyllën sezonin e rregullt në vendet e para të renditjes (respektivisht Oklahoma City Thunder, Denver Nuggets, Minnesota Timberëolves, Los Angeles Clippers, Dallas Mavericks dhe Phoenix Suns).

Skuadrat e renditura nga vendi i 7-të deri tek i 10-ti do të luajnë në Play In. New Orleans Pelicans - Los Angeles Lakers dhe Sacramento Kings - Golden State Warriors janë dy sfidat gjysmëfinale të Play In-it në Konferencën e Perëndimit.