RTSH Sport Live

Nuk ka fitues në Ballsh, Bylisi ruan kreun e Kategorisë së Parë

  • 26/02/2024
  • |
  • Futboll Vendi
Nuk ka fitues në Ballsh, Bylisi ruan kreun e Kategorisë së Parë

Është mbyllur në barazim pa gola 0-0 kryendeshja e javës së 22-të të Kategorisë së Parë mes Bylisit dhe AF Elbasanit në stadiumin “Adush Muça”.

Ka qenë një sfidë e bukur dhe e luftuar mes dy skuadrave që synojnë ngjitjen në elitën e futbollit shqiptar dhe ndonëse nuk kanë munguar rastet për shënim, asnjë nga ekipet nuk ka arritur që të gjejë rrugën e rrjetës në këtë betejë direkte për kreun.

Ky barazim favorizon disi Bylisin, që ruan vendin e parë në renditje dhe diferencën prej 2 pikësh pikërisht ndaj AF Elbasanit.