Drejtori i përgjithshëm i Partizanit, Olsi Rama ka folur për RTSH përpara fillimit të derbit në emisionin “Supergol” duke theksuar se pavarësisht se është një ditë feste për Partizanin, ndeshja duhet të luhej në stadiumin “Arena Kombëtare”.
“Ndonëse kjo është një ditë feste për klubin e Partizanit, që luajmë derbin e parë në shtëpi. Mendoj që derbi duhet të zhvillohet në “Arenën kombëtare”, pasi është ndeshja më e rëndësishme e kryeqytetit dhe duhet të luhet në kushte optimale.
Derbi nuk ka favoritë, pasi të dyja skuadrat japin maksimumin, për të fituar këtë ndeshje. Shpresoj që sa më shpejt të kthehet Partizani që ne duam, ndonëse jemi brenda objektivave në këto momente”, ka thënë mes të tjerash Rama.