RTSH Sport Live

Olsi Rama: Fitorja e Partizanit vlen katër pikë

  • 21/02/2021
  • |
  • Abissnet Superiore
Olsi Rama: Fitorja e Partizanit vlen katër pikë

Drejtori sportiv i Partizanit, Olsi Rama, në një lidhje direkte me “Rubrika Sportive” në RTSH, ka komentuar suksesin më të fundit të skuadrës së kuqe, e cila ka ngushtuar diferencën me skuadrën e vendit të parë, Vllazninë në katër pikë.

“Fitorja ndaj Kukësit mund të them se ka vlerën e katër pikëve. Përveç fitores, vlen të përmendet dhe fair play që treguam në fushën e lojës. Partizani është një skuadër që i respekton kundërshtarët. Pikërisht këtë treguam edhe sot, që jemi një klub i madh".

“Vendimi për fair play është marrë nga stafi teknik, që kishte një minutë kohë më shumë se Murataj, i cili pasi kishte vrapuar gjatë gjithë ndeshjes, u gjend përballë asaj situate. Unë mendoj se ishte një shembull i bukur për kampionatin shqiptar, përgëzoj stafin. Nuk më erdhi mirë që kishte komente jo pozitive për një gjest të tillë që është i rallë këtu tek ne” - deklaroi Rama.

Sa i përket ecurisë dhe blerjeve të reja, Rama shtoi: "Presim shumë shpejt të vij në formë edhe Hasani dhe presim të rikuperojmë distancën"