RTSH Sport Live

Paris 2024: LeBron, Curry dhe shumë yje në “Skuadrën e Ëndrrave”

  • 16/04/2024
  • |
  • Basketboll
Paris 2024: LeBron, Curry dhe shumë yje në “Skuadrën e Ëndrrave”

Kanë mbetur edhe më shumë se tre muaj deri në fillimin e Lojërave Olimpike të Parisit, por sipas asaj që u raportua mbrëmë janë përcaktuar emrat e lojtarëve të “Dream Team” që do të tentojë të fitojë medaljen e artë për herë 5-të radhazi.

Për të përfaqësuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Paris 2024 do të jenë të gjithë yjet më të mëdhenj të NBA duke filluar nga LeBron James dhe Steph Curry, ndërsa ka mbetur vetëm një vend për t'u caktuar.

Steph Curry, LeBron James, Kevin Durant, Jayson Tatum, Joel Embiid, Devin Booker, Tyrese Haliburton, Anthony Edwards, Jrue Holiday, Bam Adebayo dhe Anthony Davis do të jenë pjesë e “skuadrës së ëndrrave”.

Pas hapit të gabuar në Kupën e Botës FIBA ​​2023, ku skuadra e SHBA-së mbeti edhe jashtë zonës së medaljeve, dëshira për revansh në anën tjetër të Atlantikut është shumë e lartë. Steve Kerr do të drejtojë sërish kombëtaren amerikane në Paris 2024 dhe këtë herë trajneri i Warriors do të ketë në dispozicion të gjithë superyjet e NBA-së.