RTSH Sport Live

Partizani prezanton blerjen e re

  • 07/07/2024
  • |
  • Abissnet Superiore
Partizani prezanton blerjen e re

Partizani prezanton blerjen më të re, në prag të startit të sezonit të ri. Mesfushori kamerunas Joseph Ndongo Mintongo nga sot është një futbollist i kuq.

“Partizani njofton arritjen e marrëveshjes për afrimin e futbollistit Joseph Ndongo Mintongo. Mesfushori 19 vjeçar huazohet nga klubi kamerunas AS Fortuna De Mfou me të drejtën e blerjes nga Partizani. Mintongo njëkohësisht është edhe kontingjent i ekipit përfaqësues U-21 të Kamerunit”, shkruhet në njoftimin e klubit kryeqytetas.

Kujtojmë që në 11 korrik Partizani do të luajë kundër Marsaxlokk në “Elbasan Arena”, sfidën e parë të vlefshme për raundin e parë të Uefa Europa Conference League.