RTSH Sport Live

Playoff NBA, Dallas e Indiana barazojnë me Donçiç dhe Siakam

  • 24/04/2024
  • |
  • Basketboll
Playoff NBA, Dallas e Indiana barazojnë me Donçiç dhe Siakam

Dallas arriti të fitonte falë një Luka Donçiç në super formë në Los Anxhelos. Basketbollisti slloven rrealizoi 32 pikë përballë Clippers duke barazuar serinë në 1-1.

Edhe Indiana arriti që të barazonte serinë 1-1 me Miluokin falë një ndeshjeje shumë të mirë të Paskal Siakam. Afrikani rrealizoi 37 pikë duke “anulluar” 34 pikët e Damian Lilard.

Rrezultatet NBA

MILWAUKEE BUCKS-INDIANA PACERS GARA-2 108-125 (1-1)

MINNESOTA TIMBERWOLVES-PHOENIX SUNS GARA-2 105-93 (2-0)

LA CLIPPERS-DALLAS MAVERICKS GARA-2 93-96 (1-1)