RTSH Sport Live

PSG jashtë, Verrati: Pësuam gol në goditjen e parë. Gjyqtari...

  • 04/05/2021
  • |
  • Futboll Bota
PSG jashtë, Verrati: Pësuam gol në goditjen e parë. Gjyqtari...
Mesfushori i skuadrës franceze ka komentuar humbjen me Manchester City-n

Paris Saint-Germain nuk arrin të përmbysë humbjen e ndeshjes së parë dhe humbet hyrjen në finalen e Champions League, të cilën e provoi një vit më parë. Zhgënjim i madh për ekipin e Pochettino, siç pasqyrohet në fjalët e Marco Verratti: "Ne besuam deri në momentin e kartonit të kuq, krijuam shumë raste dhe luajtëm më mirë se ata. Fatkeqësisht ata na shënuan në rastin e pare të krijuar, si në ndeshjen e parë, por kur luan kundër ekipeve të mëdha ndodh edhe kështu”.

“Ne luftuam deri në fund dhe do të jemi në gjendje të shikojmë njëri-tjetrin në sy duke ditur që kemi dhënë gjithçka. Kur luani kundër ekipeve të mëdha, është e pamundur të sulmosh për 90 minuta pa vuajtje. Ne kemi luajtur me personalitet, por unë nuk mendoj se City goditi ndonjëherë në portë para se të shënonte”.

“Herët ose vonë ne do ta fitojmë atë, ne duhet ta besojmë, por edhe City e meritoi sepse kanë punuar me të njëjtin menaxher prej shumë vitesh dhe kanë arritur në finale për herë të parë. Ne duhet të vlerësojmë rrugën tonë, nuk është e lehtë të arrish në dy vite një finale dhe një gjysmëfinale. Ne duhet të vazhdojmë kështu, Pochettino ka këtu vetëm 5 muaj ".

“Nervozizmi në fund të ndeshjes? Gjyqtari Kuipers më tha një fjalë, që pot a themi ne lojtarët dënohemi me 10 ndeshje. Nuk është normale ajo që më tha”.