RTSH Sport Live

Reali është një tjetër nivel, “asgjëson” Baskonian

  • 23/04/2024
  • |
  • Basketboll
Reali është një tjetër nivel, “asgjëson” Baskonian
Madrilenët kanë triumfuar 90-74 duke mos lënë asnjë mundësi për kundërshtarin

Playoff-et e Euroligës 2024, ndeshja e parë, një dominim mbresëlënës teknik dhe mental nga Real Madrid: 90-74 kundër Baskonia është një mësim basketbolli. Një ekip që vjen në këtë moment të sezonit pas përgatitjes specifike dhe një ekip tjetër që vjen pasi ka luftuar dhe luajtur 4 ndeshje në 7 ditë për të qenë në këtë takim.

Gara 2 do të jetë pas 48 orësh, përsëri në ËiZink Center në Madrid, përpara se të zhvendoset në Buesa javën e ardhshme.