RTSH Sport Live

Reali përballë Atalantës, Butragueno: Të fitojmë në ndeshjen e parë

  • 14/12/2020
  • |
  • Futboll Bota
Reali përballë Atalantës, Butragueno: Të fitojmë në ndeshjen e parë

Një moment historic për  Atalantën në Champions, që do të përballet me Real Madrid. Emilio Butragueno, shefi i marrëdhënieve institucionale të klubit spanjoll, foli në lidhje me ndeshjen kundër skuadrës italiane: “Gjëja më e rëndësishme është që të arrijmë mirë në ato ndeshje. Nëse është kështu, ne mund të garojmë me këdo dhe të fitojmë. Nëse Reali ka të gjithë lojtarët në dispozicion, duhet të përqendrohen vetëm në virtytet e tyre dhe të tregojnë të gjithë potencialin e tij”.

Përmirësimi i mbrojtjes: “Duhet evidentuar se si u paraqitën lojtarët javën e kaluar, pasi humbën dy ndeshje radhazi. Kjo është arsyeja pse Reali është një ekip kampionësh, sepse ata kurrë nuk heqin dorë. Forca mbrojtëse jep idenë e thirrjes për të ndihmuar shokët e skuadrës”.

Renditja e ndeshjeve: “Historikisht ne preferojmë të luajmë ndeshjen e dytë në shtëpi. Unë kam përjetuar rikthime historike: Bernabeu dhe hijeshia e Real Madrid ishin faktorë shumë të rëndësishëm. Ne duhet të marrim një rezultat të mirë në ndeshjen e parë dhe të mbyllim llogaritë në Madrid. Këshillohet të mos mendohet vetëm për kthimin”.

Fitorja kundër Atletico: “Kalendari është impenjativ dhe ne duhet të jemi të përgatitur. Kemi pasur tre ndeshje me presion të lartë, por do të jetë gjithmonë kështu. Ne duhet të konfirmojmë se çfarë të mire kemi bërë në këto tre ndeshje dhe të fitojmë, gjë që lojtarët duan.  Shpresoj se do të vazhdojmë përgjatë kësaj linje”.