RTSH Sport Live

Shkëndija e Tetovës kualifikohet me barazim

  • 14/07/2022
  • |
  • Maqedonia e Veriut
Shkëndija e Tetovës kualifikohet me barazim
Tetovarët kanë barazuar 2-2 me Ararat, por vazhdojnë më tej falë fitores 2-0 në ndeshjen e parë

Shkëndija e Tetovës ka fituar biletën për në raundin e dytë të Conference League pasi ka eliminuar skuadrën armene të Ararat. Tetovarët kanë barazuar 2-2 në ndeshjen e luajtur këtë të enjte në Yerevan. Një autogol(Juan Bravo) që në minutën e dytë nga vendasit e bëri më të lehtë situatën për të besuarit e trajnerit Erhan Selimi. Në fundin e pjesës së parë është Sidrit Guri që ka dyfishuar shifrat.

Gjithsesi, vendasit kanë arritur të vendosin barazpeshën me dopietën e Malakyan, 49’ dhe 75’, por vetëm kaq. Shkëndija ka arritur të ruajë avantazhin e vendosur në ndeshjen e parë dhe ka fituar të drejtën për të vazhduar më tej. Në raundin e dytë të Conference League do të ndeshet me Valmieras(Letoni).