RTSH Sport Live

Shkupi siguron titullin kampion në Maqedoninë e Veriut

  • 23/04/2022
  • |
  • Maqedonia e Veriut
Shkupi siguron titullin kampion në Maqedoninë e Veriut
Fitorja 2-0 ndaj KF Renova ka siguruar suksesin e katërt në historinë e klubit

Nuk është ëndërr, është realitet: Shkupi ka arritur të sigurojë titullin kampion në Maqedoninë e Veriut për sezonin 2021/2022, i katërti në historinë e këtij klubi. Në një stadium të tejmbushur, kampionët e rinj triumfuan 2-0 përballë KF Renova. Goli i parë u shënua në minutën e 81-të nga Adetunji, ndërsa dyfishimi i rezultatit erdhi në minutën e 95-të nga fantazisti brazilian, Inacio Queven.

Kanë mbetur edhe katër javë nga fundi dhe tashmë të gjithë po mendojnë për festën e madhe, që do të zhvillohet në javën e fundit, pikërisht në sfidën me Akademija Pandev, ku do të festohet zyrtarisht titullin, që vjen pas 21 vitesh nga hera e fundit. Shkupi kryeson kampionatin me 71 pikë, ndjekur nga Akademija Pandev me 58 pikë, ndërsa kampionët e sezonit të kaluar, Shkëndija e Tetovës ndodhet në vendin e tretë me 56 pikë.