Kombëtarja shqiptare U-17 për vajza ka mësuar këtë mëngjes kundërshtaret për raundin e dytë të kualifikueseve të Kampionatit Europian.
Vajzat janë pjesë e Ligës B dhe janë pozicionuar në Grupin B3, së bashku me Bjellorusinë, Izraelin dhe Andorrën.
Gjashtë ekipet e para të çdo grupi dhe ekipi i dytë më i mirë nga Liga B do të promovohen në Ligën A për raundin e parë të kualifikueseve të edicionit të ardhshëm.
Ndeshjet e Grupit B3 të këtij mini-turneu do të zhvillohen në Andorra, më 4, 7 dhe 10 mars 2025.