RTSH Sport Live

Shqipëri – Zvicër në RTSH Sport

  • 26/03/2024
  • |
  • Futboll Vendi
Shqipëri – Zvicër në RTSH Sport
Kuqezinjtë e vegjël janë përgatitur për fitore në sfidën e shtatë kualifikuese

Shqipëri – Zvicër për moshën deri në 21 vjeç, që luhet të martën pasdite në “Arena Kombëtare”, do të vijë drejtpërdrejtë në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar. Kuqezinjtë janë përgatitur për fitore, ndërsa i kanë dhënë dhe dorën e fundit përgatitjeve të hënën pasdite. Dhe duke folur për rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar, trajneri i kuqezinjve Alban Bushi është i bindur se kuqezinjtë e vegjël do të dinë të gjejnë suksesin e munguar ndaj Finlandës.

"Unë mendoj se ky grup është i ekuilibruar shumë dhe mund të ndodhë gjithçka. Pavarësisht se thash se nesër është një ndeshje që mund të ndajë gjithçka përsa i përket vendit të parë në grup, kurse për vendin e dytë do të jenë shumë skuadra në lojë deri në fund të sezonit", thotë Alban Bushi në prag të kësaj sfide.   

Kjo është ndeshja e shtatë e kuqezinjve në kualifikueset e Europianit 2025, ndërsa do të luajnë në transfertë më pas po me Zvicrën, presin Armeninë dhe do të rekuperojë takimin e prapambetur me Malin e Zi. Aktualisht Shqipëria e moshës deri në 21 vjeç ka 10 pikë në gjashtë ndeshje.