RTSH Sport Live

Shtyhen ndeshjet e Premier League: Për të nderuar Mbretëreshën

  • 09/09/2022
  • |
  • Angli
Shtyhen ndeshjet e Premier League: Për të nderuar Mbretëreshën
Britania e Madhe ndalon, po ashtu edhe futbolli pas vdekjes së Elizabeth II

Tani është zyrtare: ndeshjet e Premier League të planifikuara për fundjavë janë shtyrë "në shenjë respekti pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II". Në komunikatën e Premier thuhej: "Në një takim këtë mëngjes, klubet e Premier League i bënë homazhe Madhërisë së saj Mbretëreshës Elizabeth II. Për të nderuar jetën e saj të jashtëzakonshme dhe kontributin e saj për kombin, dhe në shenjë respekti, ndeshjet e Premier League të kësaj fundjave do të shtyhen, përfshirë dhe ndeshjen e së hënës në mbrëmje”.

"Ne dhe klubet tona dëshirojmë të nderojmë shërbimin e gjatë dhe të palëkundur të Madhërisë së saj për vendin tonë - tha Richard Masters, CEO i Premier League - Si monarkja jonë më jetëgjatë, ajo ishte një frymëzim dhe la një trashëgimi të pabesueshme më pas, një jetë përkushtim. Kjo është një kohë jashtëzakonisht e trishtuar jo vetëm për kombin, por edhe për miliona njerëz në mbarë botën që e kanë admiruar atë dhe i bashkohen të gjithë atyre që vajtojnë largimin e saj".