RTSH Sport Live

Tedi Cara i qetëson të gjithë: Jam mirë

  • 19/09/2022
  • |
  • Abissnet Superiore
Tedi Cara i qetëson të gjithë: Jam mirë
Sulmuesi i Partizanit, Tedi Cara në një lidhje direkte me emisionin “Rubrika Sportive” në RTSH

Tedi Cara ka reaguar pas atij incidenti të ndodhur në “Kukës Arena”, ku lojtari u godit nga tifozët. Në një lidhje direkte me emisionin “Rubrika Sportive” në RTSH, sulmuesi i të kuqve është shprehur se momentalisht ndihet mirë dhe se këto pamje nuk duhet shihen, sidomos nga fëmijët që duan të luajnë futboll.

“Për momentin jam mirë. Shkova të festoja golin te pankina dhe në atë moment u godita. E rëndësishme është që tek syri nuk kam gjë, jam dëmtuar ne tre vende, kam tri të qepura”.

“Kjo fitore ishte shumë e rëndësishme, vinim nga një humbje me Erzenin, që nuk e kishim menduar. Kthesa me Kukësin ishte ideale për tu rikthyer në vendin e parë. Mendoj se ishte një fitore e rëndësishme për ecurinë tonë”.

“Goli nuk e shijova shumë, e kisha provuar një gjuajtje të tillë edhe në stërvitje. Trajneri më tha që nëse gjuaja kështu do e bëja edhe gjatë ndeshjeve. Kur morëm atë goditje, atëherë trajneri më tha që ta gjuaja”.

“Kjo nuk është një situatë për tu parë, kjo gjendje nuk është për tu parë sidomos nga fëmijët që nisin futbollin”.