RTSH Sport Live

Tension dhe 2 kartonë të kuq, Egnatia debuton me humbje në Champions

  • 10/07/2024
  • |
  • Abissnet Superiore
Tension dhe 2 kartonë të kuq, Egnatia debuton me humbje në Champions

E pafat Egnatia në debutimin historik në Champions League, pasi është mposhtur 1-0 në Bosnjë nga Borac Banja Luka. Një gol i Hreljas në minutën e 96-të ka vendosur fatin e sfidës së vlefshme për turin e parë kualifikues të Champions League, që u transmetua drejtpërdrejt në RTSH Sport.

Ndeshja ka qenë e tensionuar dhe është ndërprerë për disa për shkak të thirrjeve antishqiptare të tifozerisë vendase. Egnatia ka luajtur për më shumë se 30 minuta me një lojtar më pak, pasi Zejnullai është ndëshkuar me karton të kuq. Ndërsa në minutën e 102-të edhe ndreca ndëshkohet me karton të kuq. Rrogozhinasit detyrohen të mbyllin ndeshjen me 9 lojtarë.

Gjithsesi kualifikimi mbetet i hapur dhe do të vendoset pas një jave në “Elbasan Arena”, kur në 17 korrik do të luhet ndeshja e kthimit mes dy skuadrave.