RTSH Sport Live

Teuta, Dejvi Bregu: Vuajtëm, por... fituam

  • 03/03/2021
  • |
  • Abissnet Superiore
Teuta, Dejvi Bregu: Vuajtëm, por... fituam
Futbollisti i durrsakëve ka analizuar në “Rubrika Sportive” në RTSH fitoren më të fundit, atë me Vllazninë

Dejvi Bregu ka bërë rolin e heroit në këtë javë të 22-të të Kategorisë Superiore, që nuk është hera e parë, për skuadrën e Teutës, duke shënuar golin e fitores në përballjen me Vllazninë. I pranishëm në studion  “Rubrika Sportive” në RTSH, Bregu ka deklaruar:

“Ishte një ndeshje shumë e vështirë. Vllaznia ka një skuadër cilësore, e kemi vlerësuar gjithmonë. Janë me meritë në vendin e parë. Po ne arritëm të administrojmë si duhet, ishte një fitore shumë e rëndësishme”

“Në ndeshjen që kemi luajtur në shkodër, ishte më e dobta e sezonit. Gjithsesi, ne ansjëherë nuk jemi dorëzuar në objektivat tona, asnjëherë nuk kemi menduar se Vllaznia është e pakapshme dhe ja ku jemi”.

“Sa gola dua të shënoj? E rëndësishme është të shënoj gola të tillë, me vlerën e tri pikëve”.

“Golat e Krasniqit? E vuan mungesën e golit, por dua të them se është një nga lojtarët më të mirë të kampionatit. Besoj se do e gjejë rrugën e rrjetës, me ndihmën e të gjithëve”.

“Dëmtimi? Goditja ishte e fortë, por besoj se do të rikthehem me skuadrën, do jem gati për ndeshjen e radhës.

“Kukësi? Ka një trajner shumë të mirë dhe një nga skuadrat më të mira të kampionatit”.