RTSH Sport Live

Teuta, Martini shpalos objektivat: Për fitore me Partizanin

  • 25/11/2021
  • |
  • Abissnet Superiore
Teuta, Martini shpalos objektivat: Për fitore me Partizanin
Trajneri i Teutës, Edi Martini në kobferencë për shtyp në prag të sfidës me Partizanin

Partizani-Teuta është dhe sfida që do të hapë fazën e dytë të Abissnet Superiore. Në prag të kësaj sfide, trajneri i skuadrës durrsake, Edi Martini e ka të qartë, vetëm tri pikët vlejnë në një përballje dhe moment të tillë.

“Ne analizojmë çdo ndeshje, ka patur gjëra që nuk kanë shkuar si duhet, për shumë arsye. Megjithatë, nuk është momenti që të akohemi por të bëhemi gati për ndeshjen me Partizanin. Gjithmonë e këshilloj skuadrën që të bëjë lojën e vet dhe të mos ndikohet nga kundërshtari që ka përballë”.

“Partizani është një emër i madh, e respektojmë. Kur është në ujra të turbullta, bëhet një skuadër më e rrezikshme. Megjithatë, ne mendojmë vetëm për fitoren. Do të jetë një kampionat shumë i luftuar, ashtu si në sezonin e kaluar“.

I pranishëm në konferencën për shtyp në funksion të kësaj sfide ishte i pranishëm dhe Sherif Kallaku, një nga lojtarët më të spikatur të kësaj skuadre, i cili ruajti të njëjtën linjë, ashtu si trajneri i tij.

“Po mundohemi të përmirësohemi ndeshje pas ndeshja, jam mësuar të marr përgjegjësi. Më vjen keq që lamë pikë në ndeshjen e fundit, atë ndaj Skënderbeut. Luajtëm mirë por nuk patëm fat. Partizani? Do zhgënjehesha nëse do të dilte barazim, është sfida e duhur për të marrë fitore”, ka deklaruar Kallaku.