Gati një muaj e gjysëm pa fituar. Teuta e Edi Martinit në krizë të plotë të rezultateve, teksa suksesin e fundit e ka regjistruar më 22 tetor ndaj Dinamos, 2-3. Në tërësi janë katër humbje dhe dy barazime, e fundit në Kukës, 0-0. Për Edi Martinin, Teuta edhe duke qenë me një lojtar më shumë do të duhet ta kishte fituar takimin.
"Normalisht ne meritonim që ta fitonim takimin. Kemi humbur shumë raste, por ky është futbolli", thekson Martini
Të enjten Teuta luan ndeshjen e prapambetur të javës së parë me Partizanin, si dhe në fundjavë pret Egnatian. Dhe të gjithë vitin e mbyll më 22 dhjetor me Dinamon, kurse më parë do të ketë dhe derbin me Erzenin. Pra mundësi për reflektim në rezultate ka.