RTSH Sport Live

Tifozët nuk e duan më Kejn në skuadër

  • 27/09/2021
  • |
  • Angli
Tifozët nuk e duan më Kejn në skuadër
Sulmuesi po përballet me zemërimin e përkrahësve të Totenhemit

Humbja e Tottenham 3-1 ndaj Arsenalit, në derbin e Londrës Veriore nuk  është pritur mirë nga tifozët vendas. Vetëm për 30 minuta Arsenal pësoi tre gola me Smith-Roëe, Aubameyang dhe Saka. Ndërsa goli i Son në pjesën e dytë nuk shërbeu për asgjë. Por duket se në sytë e tifozëve të Tottenham, fajtori kryesor për këto rezultate të skuadrës së tyre, nuk është askush tjetër veçse kapitenit të tyre:

"Nëse dikush është fajtor për gjithë këtë, është Harry Kane. Ne kurrë nuk kemi qenë më të turpëruar se sot si tifozë të Tottenhamit. Nuk duam ta shohim më kurrë Harry Kane me fanellën tonë" – shprehen tifozët tepër të revoltuar, duke iu referuar qartë dëshirës së tij për t'u larguar nga Tottenham verën e kaluar, me Cityn si destinacion. Daniel Levy nuk u dorëzua në kërkesën e tij prej 170 milionë euro që kreu i klubit londinez kërkoi për yllin e tij.

 Por forma e sulmuesit në ndeshjet e Premier League, le shumë për të dëshiruar dhe nuk po i ndihmon aspak tifozët të harrojnë atë që ndodhi gjatë verës. Kane shënoi në Ligën e Konferencës dhe ndaj Ëolverhampton në Carabao Cup, por në ndeshjet e kampionatit shifrat e tij jaë zero. Kjo gjë nuk i kishte ndodhur në Premier që nga sezoni 2016-17. Për më tepër, fillimi i kampionatit për skuadrën e Nunos ishte i shkëlqyeshëm për sa i përket rezultateve, me tre fitore radhazi. Fati është kapriçioz, sepse kundër City dhe Ëolves, Tottenham fitoi pa Kane në formacion.

Këtë situatë e analizon edhe Gary Neville, ish-mbrojtësi i United kur shprehet se Kane nuk duket i lumtur." "Harry nuk është më ai lojtar i sezonit të kaluar. Ai po vuan atë që nuk ndodhi në merkaton e verës. Ai deri tani mund të kishte shënuar dy ose tre gola, por duket se ai nuk është vetvetja," tha  Neville.