RTSH Sport Live

Tim Väyrynen flet si bardheblu: Duam titullin

  • 21/01/2021
  • |
  • Abissnet Superiore
Tim Väyrynen flet si bardheblu: Duam titullin
Sulmuesi finlandez është prezantuar sot si blerja më e re e skuadrës së Tiranës

Derbi është në plan të parë, por… nuk mungojnë dhe prezantimet e blerjeve më të reja. Në kampin bardheblu, sot ishte radha e sulmuesit finlandez, i afruar së fundmi. Së bashku me drejtorin sportive, Tefik Osmani, Väyrynen ka dalë para gazetarëve duke folur për eksperiencën e re.

“Në Finlandë e ndjekim shumë futbollin dhe i njohim klubet e mëdha. Tirana është një klub i madh, është një mundësi e mirë për mua. Jam i lumtur që ndodhem këtu dhe që do ndihmoj këtë klub në arritjen e objektivave, për të luftuar për titullin kampion “

“Kam marrë informacionin e duhur, kam dëgjuar shumë gjëra të mira, stadium, tifozët. Shpresoj që situate e pandemisë të ndryshojë, tifozët janë shumë të rëndësishëm, dua të ndjej mbështetjen e tyre”.

“Jam këtu për të shënuar sa më shumë gola. Fjalë shqip? Nuk kam mësuar akoma, por do përpiqem të mësoj. Prezantimi para derbit? Nuk e dija, faleminderit që më treguat. Tifozët e Tiranës apo Dynamo Drezden? E vështirë të jap një përgjigje. Tifozët e Drezden janë nga më të mirët në botë. Kam luajtur dhe te Dortmund, me 80 mijë spektatorë, por nuk ishte asnjëherë më mirë se te Dynamo. Pres që mbështetja e tifozëve të Tiranës të jetë më e mirë”.