RTSH Sport Live

Tirana nuk ndalet, Partizani e ndjek

  • 21/05/2023
  • |
  • Abissnet Superiore
Tirana nuk ndalet, Partizani e ndjek
 Takimi Partizani-Vllaznia 2-1 erdhi për sportdashësit drejtpërdrejt në RTSH Sport

Kategoria Superiore ka luajtur të dielën takimet e javës së saj të 34-t, që kanë nisur të gjitha në ora 16:00. Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar ka sjellë për sportdashësit drejtpërdrejt në kanalin RTSH Sport takimin më të spikatur, atë që po luhet në kryeqytet, midis Partizanit dhe Vllaznisë, pamje të të cilit sjell kjo kronikë. Partizani erdhi në këtë takim duke synuar të ruante hapin me Tiranën kryesuese, që mbante vendin e parë në kuotën e 60 pikëve, dy më tepër sesa të kuqtë e kryeqytetit. Ndërkaq, shkodranët kërkonin 3 pikët për të mbetur në betejën me Egnatian për vendin e 3-të, që siguron vendin në Kupat e Evropës sezonin e ardhshëm. Pjesa e parë ka folur më tepër për Partizanin, që pasi kishte rrezikuar në dy rastet të njëpasnjëshme në minutën e 21-të, kur portieri i Vllaznisë, Zogoviç, nuk ka lejuar prekjen e rrjetës së tij, ka arritur sidoqoftë ta gjejë golin 6 minuta më pas, kur një aksion i bukur i të kuqve finalizohet me sukses brenda zonës nga Rrapaj.

Vllaznia është tulatur nga pësimi i golit dhe Partizani vazhdon të kërcënojë portën e shkodranëve, në kërkim të golit të golit, që përtej përpjekjeve të portierit Zogoviç, ka ardhur në minutën e 33-të, kur goditja me kokë e Sotës është prehur në rrjetë, pavarësisht protestave të miqve për një ndërhyrje të parregullt të Da Silvës.

Me këtë epërsi të dyfishtë dhe me mbizotërimin e Partizanit është mbyllur pjesa e parë në stadiumin e të kuqve në kryeqytet. Ajo e dyta ka nisur më mirë për Vllazninë, që do të shkurtojë shifrat me një gol të Bekim Balajt, i cili kthen në rrjetë një top të ardhur nga një goditje këndi në minutën e 52-të. 48 minutat e mbetura dhe ato 6 shtesë nuk kanë sjellë gola të tjerë dhe Partizani mund Vllazninë me shifrat 2-1.

Ndërkaq, po të dielën, në të njëjtën orë, janë luajtur edhe 4 takimet e tjera dhe Tirana ka qenë mysafire në Laç, aty ku është ndeshur me skuadrën vendase, duke synuar të ruante të paprekur kreun e renditjes, ndërsa vendasit kishin shpresa, edhe pse të vakëta, për Evropën. Por janë bardheblutë që kanë fituar me shifrat 3-1, duke hedhur një hap drejt titullit, ndërsa Egnatia priti në Rrogozhinë Erzenin, duke e mundur me shifrat 3-2.

Kukësi udhëtoi drejt Ballshit, ku u ndesh me Bylisin, duke dhuruar një barazim dramatik  1-1. Zguro shënoi për ballshiotët në minutën e 89-të, ndërsa për verilindorët barazoi Gjelbrim Taipi në  minutën 90+12’.

Teuta ka marrë tri pikë të rëndësishme ndaj Kastriotit në “Niko Dovana”. Gjithçka është vendosur nga një gol i shënuar nga Beqja në minutën e 3-të.

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "abisshet Superiore JAVA 34 ABISSNET SUPERIORE KF BYLIS 1-1 FK KUKESI EGNATIA KF EGNATIA 3-2 KF ERZENI KF LAÇI PARTIZANI KF TIRANA KF PARTIZANI KF VLLAZNIA KF TEUTA ASTRIOTI KS KASTRIOTI"

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "abissnet Superiore POZICIONI 1 SKUADRA t KF TIRANA PIKET 2 63 KF PARTIZANI EGRATIA 3 KF EGNATIA KF VLLAZNIA KF TEUTA 5 6 7 KF LAÇI JAVA 34 61 52 46 45 TL 44 41 39 F 37 35 FK KUKESI KF ERZENI FK BYLIS 10 KS KASTRIOTI"