RTSH Sport Live

Tirana rikthehet “kampione”

  • 04/11/2022
  • |
  • Abissnet Superiore
Tirana rikthehet “kampione”
Skuadra bardheblu po tregon vazhdimësi, çka duhet t’i shqetësojë rivalët

Tirana me ritëm kampioneje. Iu deshën 11 javë skuadrës bardheblu për të gjetur ekuilibrin pas tërmetit që shkaktoi Europa dhe largimet por tashmë duket se ekipi i Orges Shehit ka marrë frerët e Superiores. Mesjava u ngjyros bardheblu për shkak edhe të kombinimit që erdhi nga fusha e Kurbinit ku Partizani lëshoi terren për të dytën ndeshje rresht, aq sa ka edhe braziliani Patrick në takimin me golin.

Nuk shënon Xhixha? Nuk ka asnjë problem për Tiranën që ka mësuar të shpërndajë lojën dhe meritat sepse kur një sulmues është në ditë jo atëherë është dikush tjetër që mund të nxjerrë gështënjat nga zjarri edhe kur skuadra nuk arrin të gjejë ritmin me një ndeshje pozitive.

Nuk krijuan shumë raste bardheblutë por sfidën me Egnatian e zgjidhën falë qetësisë në momentet kyçe. Edhe kur skuadra e Shpëtim Duros ishte në momentet e saj më të mira e madje flirtoi disa herë më golin, 26 herë kampionët ruajrtën qetësinë për një fitore që përtej shtytjes në klasifikim, i konfirmon si skuadrën më të fortë në aspektin psikologjik.

Sezoni kalon edhe nëpërmjet sfidave të tilla shumë të vështira, ndërsa dueli me Vllazninë në javën tjetër po ne “Selman Stermasi” mund të konfirmojë forcën e ekipit kryeqytetas. Shehi ka gjetur gjuhën e përbashkët në dhomën e zhveshjes që dukej e trazuar në javët e para. Sot Tirana nuk ka një lider por një skuadër.