Trajneri i Vllaznisë, Tomas Brdariç, ka folur për mediat në prag të ndeshjes kundër Tiranës, që do të luhet nesër në “Elbasan Arena” në orën 16:30 dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në RTSH Sport.
Tekniku i kuqebluve vlerëson kundërshtarin, por thekson se synimi i Vllaznisë është të marrë tre pikët në këtë përballje.
“Nesër na pret një ndeshje e madhe, do të jemi të përgatitur 100% nga ana fizike dhe taktike. Tirana është një kundështar i fortë, e dimë që është ekip i mirë dhe kanë një lojë interesante, duhet të forcojmë punën tonë ndaj tyre. Me rikthimin e Shkëmbit treguan stabilitet.
Kryesorja është të marrim sa më shumë pikë deri në fund, të kemi uri dhe dëshirë për të marrë fitoren, të ruajmë ritmin dhe tju japim diçka pas tifozëve për suportin. Shkojmë për fitore në Elbasan dhe ky është objektivi ynë në këtë takim”, ka thënë mes të tjerash Brdariç.