RTSH Sport Live

Tottenham bie, Liverpool barazon, Manchester United fiton sërish

  • 20/05/2023
  • |
  • Angli
Tottenham bie, Liverpool barazon, Manchester United fiton sërish
Spurs rrëzohen në shtëpi 3-1 kundër Brentford dhe komplikojnë garën për Evropën. Ndalim edhe për Reds, të cilët nuk shkojnë përtej barazimit 1-1 ndaj Aston Villas

Humbje e pabesueshme për Tottenham, në mes të një krize rezultatesh. Në kuadër të javës së 37-të të Premier League, Spurs u mundën 3-1 në shtëpi nga Brentford. Vendasit kaluan në avantazh me Harry Kane në minutën e 8-të me një asistim të Kulusevskit, por në pjesën e dytë mysafirët përmbysën rezultatin falë dopietës së Bryan Mbeumo (50' dhe 62') dhe golit të Wissa në të 88-ën minutë. Situatë e pabesueshme në renditje, me Brentford që kalon për momentin në vendin e 9-të me 56 pikë, vetëm -1 nga Tottenhami që mbetet në 57 dhe sheh largimin e kualifikimit për një kupë evropiane.

Lufta në zonën e Ligës së Kampionëve bëhet më e nxehtë, me Liverpoolin që nuk kalon përtej barazimit 1-1 ndaj Aston Villas, me Ramsey në minutën e 27-të që hapi ndeshjen dhe golin e barazimit në minutën e 90-të të firmosur nga Firmino. Mançester Junajtid e shfrytëzoi këtë dhe falë goditjes së madhe të Casemiros, mundi Bournemouth dhe me fitoren e dytë radhazi u ngjit në vendin e katërt +3 ndaj Reds. Në fund barazim 1-1 mes Evertonit dhe Wolverhamptonit. Barazimi 2-2 mes Fulhamit dhe Crystal Palace.