RTSH Sport Live

Tottenham bllokohet nga Fulham: Kane thërret, Cavaleiro përgjigjet

  • 13/01/2021
  • |
  • Angli
Tottenham bllokohet nga Fulham: Kane thërret, Cavaleiro përgjigjet
Premier League, Tottenham Hotspur Stadium - Tottenham 1 (Kane 25') Fulham 1 (Cavaleiro 74')

Një goditje e shkëlqyeshme me kokë e Ivan Cavaleiro në pjesën e dytë i mohoi Spurs një fitore që do t'i kishte dërguar të tretët, pasi Fulham mori një barazim 1-1 në Tottenham Hotspur Stadium të mërkurën në mbrëmje.

Një gol me plotë finesë nga Harry Kane u dha vendasve avantazhin në pjesën e parë. Skuadra e Jose Mourinho mund dhe duhet të kishte rritur avantazhin pas pushimit kur Heung-Min Son goditi shtyllën.

 Fulham, i cili kontribuoi gjatë gjithë 90 minutave për të shpalosur një loje zbavitëse, shënoi golin e barazimit kur krosimi i Ademola Lookman, u devijua me kokë nga Cavaleiro.

Të dy ekipet u përpoqën shumë në minutat e fundit për të shpallur një fitues, por pa rezultat dhe verdikti përfundimtar ishte: nga një pikë për secilën skuadër.