RTSH Sport Live

Tottenham e Chelsea befasohen në fund

  • 18/03/2023
  • |
  • Angli
Tottenham e Chelsea befasohen në fund
Spurs barazojnë 3-3 me Southampton, ndërsa Chelsea u ndal në një 2-2 në shtëpi me Everton

Tottenham befasohet në sekondën e fundit dhe humbet një mundësi të madhe për të arritur, të paktën për momentin, vendin e tretë në klasifikim. Në javën e 28-të të Premier League, skuadra e Contes u barazua në 93' nga Southampton, duke e mbyllur sfidën me rezultatin 3-3. Vetëm një pikë për Spurs, ndërkohë që deri në minutën e 74-ët rezultati ishte  3-1 të nënshkruar nga Pedro Porro, Kane dhe Perisic. Në çerekun e fundit të orës, Southampton rihapi ndeshjen me Walcott dhe në 93' barazoi me Ward-Proëse(me penallti). Conte mban vendin e katërt me 49 pikë.

Pas tre sukseseve radhazi, mes kampionatit dhe Champions League, Chelsea ndalet përballë Everton në një barazim 2-2. Në fillim ishte Felix që hapi ndeshjen në minutën e 52-të, ndërsa Doucoure u përgjigj në minutën e 69-të për të firmosur 1-1. Edhe njëherë Blutë në avantazh në minutën e 76-të me penalltinë e Havertz, porn ë fund të takimit është Simms që shënon golin e 2-2, që është dhe rezultati përfundimtarë i kësaj sfide.

Në ndeshjet e tjera, spektakël i Leeds, i cili mposht Wolverhampton 4-2 dhe largohet nga zona e rënies. Vetëm 1-1 mes Leicester dhe Brentford, ndërsa Aston Villa mposhti Bournemouth 3-0.