RTSH Sport Live

Vllaznia, Brdariç fokuson kampionatin

  • 19/11/2021
  • |
  • Abissnet Superiore
Vllaznia, Brdariç fokuson kampionatin
Pas suksesit në Kupë, trajneri beson te rikthimi i rezultateve pozitive edhe në Superiore

Me Kupën të hipotekuar si kapitull, të paktën deri në fillim të janarit, Vllaznia duhet të rregulloje bilancin edhe në kampionat ku gjatë javëve të fundit ka humbur ndjeshëm terren. Trajneri, Tomas Brdariç nuk ndryshon qëndrim duke u shfaqur në të njëjtin format përpara gazetarëve. Formula e tij është e thjeshtë, kthimi i faqes për të synuar tri pikë ndaj kundërshtarit të radhës.
“Jemi shumë të përqëndruar dhe të motivuar per tu ndeshur me Kastriotin. Do te jete një ndeshje ndryshe nga ajo e Kupës por ne duhet të jemi të qetë siç kemi qenë gjatë gjithë javës në stërvitje. Lojtarët janë shumë të motivuar dhe të bindur për të shkuar te fitorja”.

Për 45 vjecarin, Vllaznia ka ende rrugë për të bërë pavarësisht rritjes që ka treguar në lojë gjatë ndeshjeve të fundit. Skuadra ka një tren për të kapur që është ai i Superiores. Ai është shprehur optimist për të ardhmen e këtij grupi.

“Mendoj se kjo ndaj Kastriotit është një sfidë tjetër krahasuar me atë të sezonit të kaluar dhe nuk mund të bëjmë krahasime. Ajo që dua unë është që lojtarët të bëjnë maksimumin për të sigfuruar fitoren dhe të na shpërblehet gjithë puna e bërë gjatë muajve të fundit. Ne kemi shumë besim. Kemi mësuar shumë nga gabimet e së shkuarës. E dimë shumë mirë se si të luajmë kundër tyre sepse të gjithë kanë pika të dobëta. Duhet të jemi të fokusuyar te mënyra se si do të luajmë ne. Duhet te ndiheni mirë kur një skuadër shënon 6 gola por duhet të kemi parasysh që skuadra punon shumë për të marrë maksimumin, lojtarët duhet të fitojnë duelet”. 

Pushimi e ka ndihmuar kroato gjermanin të punojë i qetë duke ndihmuar grupin të rikuperojë energji fizike dhe mendore.

“Të gjithë lojtarët që do të luajnë do të japin maksimumin, ashtu si edhe ata që do ta nisin nga stoli. Për mua është e rëndësishme që të gjithë të jenë gati për të marrë pikët maksimale nga kjo sfidë. Unë dëshiroj t'i shikoj të gjithë të motivuar dhe këtë dua ta shikoj në sytë e tyre”.