RTSH Sport Live

Vllaznia zhgënjen në kampionat, Egnatia dhe Teuta barazojë mes “kaosit”

  • 19/03/2023
  • |
  • Abissnet Superiore
Vllaznia zhgënjen në kampionat, Egnatia dhe Teuta barazojë mes “kaosit”

Pesë javë pa fitore për Laçin kanë qenë si pesë vite duke parë dëshirën me të cilën kërkuan triumfin sot në duelin me Vllazninë. Kurbinasit mundën 2-0 ekipin e Josës falë dy golave të shënuar nga Guindo në pjesën e parë. Ndeshja vazhdoi me raste edhe në pjesën e dytë, por lojtarët nuk do të mund të kishin saktësinë e duhur për të gjetur sërish rrugën e rrjetës. Kujtojmë se në dy raste Selmani ka shpëtuar barezinjtë nga goli mbajtur portën të paprekur. Balaj dhe Jonuzi ishin kërcënim për kurbinasit, por asnjëri prej lojtarëve shkodranë nuk ia doli të çante murin mbrojtës të skuadrës vendase.

Mes Egnatias dhe Teutës nuk ka fitues pasi në Rrogozhinë ekipet u ndalën në barazim 1-1. Ndeshja kishte emocione dhe raste ku nuk munguan as tensionet në tribuna. Vendasit shënuan të parët pas një kundërsulmi me Kasën në minutën e 26-të. Gëzimi zgjati vetëm 12 minuta  pasi Gruda ekuilibroi shifrat duke shfrytëzuar një gabim të mbrojtësit Atanda duke barazuar sfidën në 1-1. Në pjesën e dytë pati raste dhe tensione. Egnatia ishte më kërkuese dhe pati plot raste por Pano Qirko ishte në një ditë të mirë duke bërë pritje të deçizive. Në minutën e 69’ sfida u ndërpre pas një problemi në tribuna (tifozët rrogozhinas hodhën sende në drejtim të pankinës të miqve). Arbitri e ndërpreu ndeshjen për 14 minuta kur gjendja u qetësua. Pjesën e mbetur të lojës vendasit u hodhën të gjithë në sulm por Teuta ishte me fat. Në minutën e 92 Gruda fitoi një penallti por Kallaku godit keq duke humbur një mundësi të artë për të çuar në avantazh durrsakët. Kështu sfida u mbyll në barazim 1-1 duke mos kënaqur asnjë nga skuadrat.