RTSH Sport Live

Xavi e “edukon” djalin e tij me... Maradonën

  • 16/04/2024
  • |
  • Futboll Bota
Xavi e “edukon” djalin e tij me... Maradonën
Trajneri i Barcelonës relaksohet duke admiruar argjentinasin dhe duke parë një film historik të ish-kampionit të Napolit

I shtrirë në divan, pranë të birit, Xavi Hernandez shijon bëmat e Diego Armando Maradonës. Ai e bën këtë disa orë para sfidës kundër PSG-së, ndeshja e dytë çerekfinale e Champions League. Trajneri i Barcelonës kështu ‘edukon’ djalin e tij duke admiruar argjentinasin bashkë me të.

Për këtë rast, Xavi zgjodhi pamjet historike të driblimeve të Maradonës në Mynih në vitin 1989, nën ritmin e “Live is Life”, me rastin e gjysmëfinales së Kupës UEFA midis Napolit dhe Bayernit. Një video që është bërë e famshme me kalimin e kohës dhe që pak ditë më parë kishte ndezur edhe zemërimin e napolitanëve për një krahasim social me disa driblime të Leaos.