RTSH Sport Live

Zyrtare: Derbi Partizani-Tirana fillon në orën 14:00

  • 09/02/2025
  • |
  • Abissnet Superiore
Zyrtare: Derbi Partizani-Tirana fillon në orën 14:00

FSHF njofton se derbi i kryeqytetit do të nisë në orën 14:00. Shkak është bërë trafiku si dhe disa arsye logjistike. Ndeshja do të transmetohet drejtpërdrejt në RTSH Sport.

Departamenti i Garave në FSHF njofton se ndeshja derbi Partizani – Tirana do të nisë në orën 14:00 dhe jo në 13:30 siç ishte planifikuar fillimisht.

Ky ndryshim është bërë për arsye logjistike dhe për të lehtësuar lëvizjen në zonën e stadiumit, duke u mundësuar tifozëve të mbërrijnë në kohë në “Arenën e Demave”.