RTSH Sport Live

Zyrtare, Herald Marku largohet nga Partizani

  • 28/06/2022
  • |
  • Abissnet Superiore
Zyrtare, Herald Marku largohet nga Partizani
Ndërprerje me mirëkuptim e kontratës mes palëve

Herald Marku nuk është më pjesë e skuadrës së Partizanit. Sipas një njoftimi të publikuar nga klubi i kuq në rrjetet sociale, palët kanë vendosur të ndërpresin bashkëpunimin. Në sezonin e fundit, mesfushori është aktivizuar shumë pak, duke mos patur hapësirën e dëshiruar.

Kjo ka bërë që lojtari të kërkojë një destinacion të ri, që është Vllaznia. Lojtari pritët që në orët në vijim të bëjë dhe prezantimin në radhët e kuqebluve, aty ku u dallua dy sezone më parë.

Njoftimi i klubit:

FK Partizani njofton përfundimin e bashkëpunimit me Herald Markun. Mesfushori dhe klubi kanë vendosur të ndërpresin me mirëkuptim kontratën mes palëve duke i dhënë mundësi Markut jetë një lojtar i lirë.

FK Partizani falënderon Herald Markun për kontributin e dhënë me fanelën e kuqe, duke i uruar njëkohësisht suksese në karrierën e tij sportive.